Supergrabitja e bankës/ Ja dëshmia e djalit të të fortit të Tiranës
Djali i “gjeneralit” Nehat Kulla, i cili u prangos dy ditë më parë si i dyshuar për grabitjen e bankës tek ish-Blloku, ka mohuar akuzën. Ai ka dëshmuar para hetuesve, duke dhënë alibinë e tij, që e përjashton nga ngjarja.

Robert Kulla ka deklaruar se i njeh dy personat e tjerë që u arrestuan, por nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e bankës, shkruan “Panorama”. I ndaluari ka shpjeguar se paratë që iu sekuestruan në momentin e arrestimit ishin një pjesë e borxhit që Roland Liti dhe Alan Babameto i detyroheshin prej më shumë se një muaji.

Burime nga policia thanë se 35 vjeçari ka shpjeguar edhe arsyen e borxhit, duke thënë se ai ka një dyqan pengjesh në Tiranë dhe Liti e Babameto kanë shkuar aty duke lënë peng një makinë, për shumën 25 mijë euro.

Kjo pjesë e dëshmisë së tij është verifikuar nga ana e oficerëve të policisë dhe rezulton e saktë, por pa përjashtuar përfshirjen e tij në ngjarje.

Burimet thanë se bëhet fjalë për njërën nga makinat që u sekuestrua gjatë operacionit “Depërtimi”, automjetin tip “Benz ML”, me targa AA 205 KA. Nga ana tjetër, burimet e hetimit thanë se të dyshuar për vjedhjen janë tre personat, pa përjashtuar asnjërin prej tyre. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori