Super aksioni arreston kriminelët e rrezikshëm, çfarë po paralajmëron Xhafaj
Pëlqej
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka lajmëruar një deklaratë për shtyp pasi aksioneve të policisë së Shtetit në javët e fundit.

Ky reagim vjen pas arrestimit të Safet Bajrit, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

Xhafaj flet për një super operacion, detajet e të cilit pritet ti bëjë publik në deklaratën për shtyp.

Postimi i Xhafajt

Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.

Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori