Një aksion i madh është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë kundër shpërndarësve të drogës në Tiranë.
Burimet policore kanë saktësuar se deri më tani janë vënë në
pranga 24 persona, mes të cilëve edhe dy femra.
Mes të ndaluarve janë shtetasit: Kol Kllapi, Julian Bushati, Armando Murati, Sonila Dinoshi, Astrit Beka, Alfred
Naco,
Grejdi Zace, Toni
Naco, Spartak Piciri, Hallil
Sallaku, Sali
Sallaku, Indrit Sallahu.
Operacioni është ndërmarr në zona të populluara të kryeqytetit. /Albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 20:47