Superaksion në Durrës, policët me maska kontroll makinave luksoze
Pëlqej
Policia e Durrësit ka nisur aksionin në të gjithë qytetin ndaj makinave luksoze.

Mësohet se prej ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës, efektivët e policisë me maska në kokë, ndalojnë në rrugët kryesore të gjithë ata drejtues që kanë në përdorim automjete luksoze e të shtrenjta.

Fotoja është shkrepur në sheshin “Liria”, aty ku uniformat blu kanë ndaluar këtë automjet luksoz tip “Jaguar” dhe po ushtrojnë kontroll të imtësishëm, shkruan Durrës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky aksion vjen në kuadër të planit të masave operacionale “Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike. Operacioni është shtrirë në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije një ditë më parë se drejtoritë vendore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda kanë si qëllim sekuestrimin e konfiskimin e pasurive kriminale. /albeu.com/



Shtuar më 14/09/2017, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori