Sulmoi Metën, ish-deputetja i përgjigjet Ramës: Nuk je komandant as në kotecin tënd!
"Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie..."

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu drejtua Presidentit të Republikës, se është “thjesht Komandant i LSI”.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, gjate Kongresit te paret te Internacionales se te Rinjve Socialiste, me teme “Ndertojme paqen, te ndryshojme sistemin”./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Laëmaker, Kejdi Mehmetaj, during the first International Congress of Socialist Youth.

Në një postim në facebook, Mehmetaj shkruaj se deklaratat e Ramës, vijnë për shkak të inatit që ai ka me Presidentin.

Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd”, shkruan ish-deputetja ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!

Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.

Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie.

Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri.
Shtuar më 19/10/2020, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori