Sulmoi Grida Dumën, plas sherri mes analistëve: Ti meriton të pështyhesh në fytyrë
Një debat i ashpër me fyerje dhe ofendime ka ndodhur në emisionin Open mes Grida Dumës dhe analistit Frrok Çupi. Ishte deklarata e këtij të fundi se fajin përmosçeljen e negociatave e ka Europa dhe jo situata e brendshme e qeverisjes në vend.

Ish-deputetja demokrate i kërkoi që të pranonte keqqeverisjen e PS-së dhe most a hidhte fajin tek BE-ja, në këtë moment analisti ka rritur tonin e zërit dhe iu kthye Dumws duke i thënë se ish-deputetja është një fjalë e vogël.

Kjo ka sjellë dhe përfshirjen e të ftuarit Agron Gjekmarkaj, i cili u shpreh se nuk mund të lejonte të fyej një grua duke i thënë Frrok Çupit se ai meriton të pështyhet në fytyrë.

Duma: Nuk mund të pranojmë që të relativizohet Europa dhe të thuhet se është ajo fajtore, por ky ka frikë dhe nuk do të pranojë dështimin e kësaj qeverie të kalbur. Ju keni frikë të qortoni qeverinë tuaj.

Çupi: Unë nuk jam pjesë e qeverisë, por po ju them diçka.

Duma: Kujdes me mua kujdes kur flet me mua se e ke kaluar disa herë.

Vasili: Jo kujdes mos kaloni në ofendime.

Gjekmarkaj: Ti je një hiç…

Vasili: Gjekmarkaj jo, mos kaloni në ofendime.

Gjekmarkaj: Unë ofendoj atë që ofendon një grua.

Çupi: Dua t’i them vetëm një fjalë. Ti je një fjalë e vogël nuk je institucion.

Duma: Ju jeni i mbaruar, mos flisni me gojë të prishur, ndërkohë që keni thinja në kokë dhe duhet të flisni me respekt. Ti je i paguar për të fyer dhe për të nxjerrë vrerë.

Çupi: Ti je histerike.

Duma: E di pse nuk jemi në nivel europian ne, sepse kemi këtë marrëdhënie me gruan. Përdorim këto ofendime.

Çupi: Burrin në shtëpi e fyen ti? Se as burri nuk fyet?

Vasili: Kujdes, ju lutem mos provokoni.

Çupi: Po jo se dhe burri nuk fyet, çfarë thotë kjo.

Gjekmarkaj: S’më ka ndiodhur kurrë gjithë këto vite në emisione që një burrë të reagojë kështu ndaj një gruaje. Turp t’ju vijë.

Çupi: Ore dëgjon mirë ti, çfarë thashë unë, asgjë nuk thashë ajo e dëgjove si foli?!

Gjekmarkaj: Ore kjo të kishte një vlla të kapte të lidhte aty…po do ta bëj unë pastaj këtë…

Çupi: Çfarë do bësh ti çfarë do bësh?

Gjekmarkaj: Ti meriton të pështyhesh në fytyrë aty jashtë…

Moderatorja Eni Vasili ndalon emisionin për shkak të agravimit të situatës.
Shtuar më 01/12/2020, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori