Sulmoi ashpër Bashën pas humbjes, rrjeti shpërthen kundër Majlinda Bregut
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka reaguar ashpër me anë të një statusi në Facebook ndaj kreut të PD Lulzim Basha duke e akuzuar për humbjen e madhe që pësoi PD më 25 qershor.

Deputetja shkruan se “Lulzim Basha belbezoi zeme kur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!”.

Më tej ajo shkruan se sot Basha duhet t’i dilte per zot doreheqjes.

Por ky status nuk është pritur aspak mirë nga demokratët e saj në Facebook të cilët kanë shpërthyer në akuza të rënda ndaj saj.

Komentuesi: Znj. Majlinda nuk eshte e drejte ti kunderviheni ne kete menyre, mos harroni qe ai pagoi dhe fajet me tonelata te PD-se se vjeter, mos u justifikoni me humbjen e PD-se.

Kur kritikokonit ate me dukej e drejte, por rikthimi i listes qe deshirojne largimin e tij duke perjashtuar disa exponente do te jete humbje e turpshme.

Shiko ai vendosi nje standard ne zgjedhje. Cfare mund te presim ne te ardhmen nga drejtues qe jane gati te vrasin pa meshire llojin e vet, asnje gje por vetem mjerim... tregohuni te Arsyeshem ashtu si je treguar e arsyeshme perpara zgjedhjeve, me respekt ndaj punes dhe vlerave te tua nuk pajtohem aspak ne kete moment me kete fryme denigruese..

Komentuesi: Ti Zonje Bashke me topallin Dhe disa te tjere , tju vije turp Qe nuk perkrahet Zotin Basha , sepse Ju mendoni Vetem per xhepin tuaj, Dhe Tani Qe zoti Basha ja u preu , hithni vickla
Komentuesi: Nuk e kuptoj kush, dhe ku ben moral. Ti Znj. Bregu, Jozefina, Astriti, e shume te tjere keni faj per kete humbje katastrofike. Dhe ne kohen e Halim Kosoves kunder Veliaj ti punove kunder PD. Na ben te pikelluaren se ka humb partia, ka humb populli

Komentuesi: Sa te ulet qe tregoheni pikerisht sot, ne momentin qe duhet te ishit krah tij , vend per kritika ka por jo per prerje kokash . Pse kur cenohet karikja juaj dhe e te gjithe atyre qe sot dalin si shpetimtare te PD kur dje nuk e votuan apo si beren 1 dite te vetme fushate PD , ne duhet te kerkojme doreheqjen e Bashes ? Jo,gaboheni sepse te gjitha strukturat ne baze jane pro dhe krah Bashes sot , neser ......... edhe pas 24 Korrikut.

Kater vjet fjetet ne parlament dhe ne zyrat e PD , sot dilni si shpetimtare te PD se u cenua karikja juaj . Mos ndoshta e keni obligim te lindur ju dhe gjithe ata firmetaret e sotem per doreheqjen e Bashes te flini ne parlament dhe ne kariken e deputetit ????

Komentuesi: E nderuar zonjë mbani përgjegjësi të gjithë bashkë dhe mos U mundoni tja lini përgjegjësinë vetëm një njeriu.Të gjithë jini fajtorë.

Komentuesi: Vetëm demokrate mos e mbaj veten moj zonjë....ke marrë nga PD-ja sa ke mundur e si ke mundur, e nuk të hyri gjemb në këmbë...ishe edhe ti humbëse e madhe më 2013, por si pulë e lagur,bashkë me këta të tjerët u fshehët mbrapa Berishës dhe heshtët...kurse sot nxirrni thonjtë....Ju e shkatërruat PD-në dhe Ju duheshit nxjerrë për zhelesh nga PD-ja.

Komentuesi: Ata që dizertojn ne luft jan tradhetar po duhet të mbeshtesim njëri tjetrin dhe jo ta luftojm njëri tjetrin vota juaj vlen sa vota jon un nuk u merzita që nga themelimi i PD dhe nuk kam për ta tradhtuar kurr ju ftoj të gjithve Të riorganizuar dhe ta ngrem flamurin e PD në lartësin ku duam. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori