Çfarë qëndrimi do mbajë BE nëse Berisha bëhet kryetar i PD? Si u përgjigjën ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës

Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze, e kanë anashkaluar pyetjen se a do të kishin marrëdhënie me PD-në nëse Berisha vjen në krye të partisë.

Komentet ata i bënë nga Korça, ku kanë qenë të pranishëm në një ceremoni përkujtimi për ushtarët francezë dhe gjermanë të rënë në këtë qytet gjatë luftës së dytë botërore, ku bashkë me të rinjtë korçarë vendosën edhe lule në varret e tyre.

Sipas tyre shqetësimi më i madh që kishin ishte një Europë e bashkuar dhe mbajtja e konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori gjerman: Është një kënaëqsi për mua të kthehm sërish në Korcë dhe të jem i pranishëm në këtë ceremony. Siç e tha edhe zonja ambasadore kjo tregon miqësinë që kemi ne në sajë të së cilës ne arritëm të ndërtojmë një Europë të qëndrueshme dhe në paq. Ishte edhe rasti për të kujtuar traditat e lashta që Franca I ka lënë trashëgimi.

Ambasadorja franceze: Dua të theksoj faktin se përvec nesh kanë bashkuar edhe të rinjtë e qytetit të cilët kanë vendosur lule në varrest e disa prej ushtarëve francezë të rënë në këtë qytet. Fakti që shohin së bashku ambasadorin e Francës dhe të Gjermanisë së bashku është shumë mirë

Qëndrimi juaj nëse Berisha merr drejtimin e partisë Demokratike?

Ambasadorja e Francës: Pyetja që më shqetëson më tepër është organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare të për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke shpresuar që të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë.

Ambasadori gjerman: Ne po punojmë që kjo konferencë të mbahet gjatë mandatit të presidencës sllovene.

Nëse nuk zgjidhet problemi Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë a do të ketë një datë veçmas për vendin tonë?

Ambasadorja franceze: Kjo nuk është cështja që shtrohet, ne duam që vetëm të punohet që të arrihet kjo konferencë për të dy vendet gjatë presidencës sllovene./albeu.com/