Greket hakmerren për terroristin e vrarë? Sulmohet biznesi shqiptar në Athinë
Një sulm me molotov është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve nga mediat greke, dy persona me fytyrë të mbuluar hodhën koktej molotovi në hyrjedyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në hyrje dhe në tabelën e dyqanit.

Zyrtarët e policisë gjetën në vendngjarje shishe dhe një çakmak.

Ngjarja vjen në kushtet e një situate të tensionuar mes dy vendeve, pas vrasjes nga forcat RENEA të terroristit 35-vjeçar, Kostandin Kaçifas, në Bularat.
Shtuar më 30/10/2018, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori