Sulmohet me granata godina qeveritare e Maqedonise
Albeu.com
Ne drejtim te Qeverise se Republikes se Maqedonise heret ne mengjes jane gjuajtur dy granata kunderkembesorike me rreze veprimi prej 400 deri 450 metra, te prodhuar ne Republiken Jugoafrikane, deklaroi sot zedhenesi qeveritar Ivica Bocevski.Zedhenesi i qeverise ka njoftuar se ndertesa qeveritare eshte sulmuar mbreme gjysme ore pas mesnates, me dy granata kunderkembesorike.

Ne drejtim te Qeverise se Republikes se Maqedonise heret ne mengjes jane gjuajtur dy granata minahedhese. Konfirmohet se behet fjale per arme kunderkembesorike me rreze veprimi prej 400 deri 450 metra, te prodhuar ne Republiken Jugoafrikane, deklaroi sot zedhenesi qeveritar Ivica Bocevski. Qeveria, siç tha zedhenesi Bocevski, ka paralajmeruar autoret e ketij sulmi se se shpejti do te gjenden dhe do te denohen.

"Inspiratoret politike, megjithate, Qeveria i porosit se mesazhi eshte marre dhe se me kete akt vetem e kane perforcuar vendosmerine e saj qe te vazhdoje me politikat e njejta qe i ka zbatuar deri tani", tha zedhenesi qeveritar, Ivica Bocevski. Zedhenesi i MPB-se, Ivo Kotevski informon se granata e pare ka shperthyer mes ndertesave te "Orce Nikollov" nr.58, ndersa granata e dyte ka shperthyer para Konsullatit te Japonise perballe Qeverise, duke goditur ne nje mur te betonit. mia
Shtuar më 06/08/2007, ora 23:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori