ZYRTARE/ Lyon ankimoi ndërprerjen e Ligue One, Gjykata merr vendimin

Kampionati Francez i futbollit 2019/20 mbyllet përfundimisht me titullin, që i jepet Paris Saint Germain-it.

Këshilli i Shtetit ka refuzuar ankesën e Olimpik Lion për rifillimin e Ligue 1, duke konfirmuar klasifikimin përfundimtar në kohën e pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu janë pezulluar edhe rëniet nga kategoria të dy ekipeve, Amiens dhe Toulouse.

Tashmë Liga Transalpine e Futbollit do të duhet të rishikojë formatin e kampionatit elitar për sezonin 2020/2021. Lioni paraqiti një apel në Këshillin e Shtetit të enjten më 4 qershor.

Presidenti Jean Michel Aulas u ngjit në bankën e dëshmitarëve për të thënë të gjitha të këqijat, që ai mendoi për sa i përket mbylljes përfundimtare, por të parakohshme, të kampionatit.

Ky vendimi është marrë që më 30 mars nga Liga franceze, ndërkohë të gjitha kampionatet prestigjozë në Europë së shpejti do të rifillojnë, duke ndjekur shembullin e Bundesligës.


Shtuar 10.06.2020 18:24