Sulmohet makina e deputetit socialist, plagoset shoferi
Makina e deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, është sulmuar me armë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja sipas gazetës Shekulli ka ndodhur gjatë natës në rrugën "Babë Rexha” tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ku shoferi i deputetit socialist, Nazmi Kaca, ka mbetur i plagosur.

Policia nga hetimet paraprake bën me dije se objektiv i sulmit ka qenë shoferi, i cili është rrahur dhe më pas autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit. Fatmirësisht në ato momentet deputeti i PS-së, për Tiranën Sadri Abazi, nuk ka qenë në automjet. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori