Sulmohen tre shtabe të BDI-së
Albeu.com
Mbrëmë janë sulmuar shtabet e BDI-së në fshatin Negotinë të Gostivarit, Reçicë dhe Kamenjan. Gjatë natës së kaluar me armë zjarri është sulmuar shtabi i BDI-së në Negotinë, bëjnë të ditur nga kjo parti politike shqiptare.
Dita e parë e fushatës parazgjedhore është shënuar me incidente edhe në Kamenjan dhe Reçicë ku po ashtu cak i sulmeve kanë qenë shtabet e BDI-së.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me këto incidente.
(alsat-m)
Shtuar më 11/05/2008, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori