Sulmohen 3 shqiptare ne veri te Mitrovices
Albeu.com
Tre të rinj shqiptarë ishin objekt i një sulmi fizik nga grupe të serbëve në veri të Mitrovicës, një akt që kreu i komunës i cilësoi si vepër e strukturave paralele. Pas incidentit të ndodhur dje pasdite, policia njoftoi sot se ka arretuar një serb 22-vjeçar i dyshuar ...... për pjesëmarrje në këtë ngjarje, dhe ndërkohë të paktën një person tjetër është shpallur në kërkim. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, në një reagim të tij sot e ka dënuar sulmin si "vepër të grupeve kriminale dhe strukturave paralele serbe, që me çdo mjet dhe formë tentojnë të destabilizojnë gjendjen në Mitrovicë". Ai ka kërkuar që strukturat e sigurisë të bëjnë gjithçka është e mundur për arrestimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këtë sulm dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.
Shtuar më 14/10/2009, ora 21:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori