Sulmi ne Brodec, nga forca serbo-maqedonase
Pëlqej
Albeu.com
Kështu thuhet në një komunikatë të një organizate të quajtur Sigurimi Kombëtar Shqiptar, një krah i Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas këtij grupimi, sulmi ndaj shqiptarëve u be nga forcat serbo e maqedonase.Sulmi i zhvilluar në fshatin Brodec të Maqedonisë, mund të jetë kryer nga forca të përbashkëta serbo-maqedonase. Kështu thuhet në një komunikatë të një organizate të quajtur Sigurimi Kombëtar Shqiptar, një krah i Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas këtij grupimi, sulmi ndaj shqiptarëve nuk u bë nga formacioni maqedono-shqiptar i përzier etnikisht sic thotë Ministria e Brendshme, por nga forcat serbo e maqedonase. “5 ditë përpara sulmit në Shkup arritën mercenarë serbë të cilët pas vëzhgimit të territorit dhe me ndihmën e spiunëve shqiptarë planifikuan dhe realizuan sulmin, ku si pasojë kane gjetur vdekjen më tepër se 10 policë të kësaj përbërje”, thuhet në komunikatën qe e ben publike agjencia e lajmeve INA. Ky burim thotë se helikopteri qe u rrëzua në Maqedoni gjatë atij sulmi, kishte në bord vetëm serbë. Të 4 përsonat në bord, sipas këtij burimi gjetën vdekjen. Viktimë është dhe një polic maqedonas, por emri i tij nuk bëhet publik. Të dhëna kontradiktore vazhdojnë të shkruhen në media për ngjarjen e rëndë të fshatit Brodec ku policia maqedonase nisi një ofensivë ndaj grupimeve të armatosura shqiptare. /news24/
Shtuar më 11/11/2007, ora 19:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori