Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se nuk ka
shtetas shqiptarë të cilët kanë humbur jetën nga
sulmi terrorist në
Stamboll natën e Vitit të Ri.
MPJ ka thënë se nuk ka asnjë
shqiptar të lënduar nga atentati i dy netëve më parë.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme vjen pas lajmit se një
shtetas me origjinë shqiptare ka mbetur i vdekur në atentatin
terrorist, ndërsa dy të tjerë raportohen të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017,
ora 12:16