Sulmi në Londër, shqiptari: Tmerr, ku isha kur ndodhi ngjarja (FOTO LAJM)

Një sulm ka ndodhur në Londër ku kanë humbur jetën dy persona pasi kanë tentuar të hyjnë në ambientet e parlamentit të Britanisë së Madhe.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë më parë dhe burime pranë ngjarjes kanë rrëfyer momentet e tmerrit.

Një dëshmitar tregon se ishte duke u kthyer nga puna në momentin që dëgjoi krisma dhe pa disa njerëz të shtrirë për tokë. Njëkohësisht tregon edhe atë që i komunikoi një prej policëve vetëm disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, shkruan JOQ.

Jam i bllokuar në trafik. Është bllokuar Londra krejt. Dëgjova krisma dhe një njeri që ra për tok. Një polic më tha se ishte sulmuar një polic tjetër me thikë nga dy veta. Më thanë që e kanë vrarë agresorin. Isha duke u kthyer nga puna kur ndodhi ky tmerr.

Vetëm kaq pashë. Tash po na largojnë”, -rrëfen dëshmitari.

Ndërkaq, mediat britanike shkruajnë se krahas dy personave që kanë ngelur të vrarë, janë plagosur edhe 12 të tjerë.

Autori, identiteti i së cilit është ende herët të bëhet me dije, ka tentuar të hyjë në brendësi të Parlamentit ndërsa në dorë mbante një thikë.

Ai ka qenë duke lëvizur me makinë dhe ka shtypur 12 persona, duke u qëlluar më pas nga ana e policisë./albeu.com/

Shtuar më 22/03/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori