Sulmi me bojë irriton deputetin Ralf Gjoni, shpërthen kundër LSI-së
Deputeti i ri i dalë nga listat e LSI ëshët sulmuar sot me bojë në fytyre sapo doli nga shtëpia.

Ky sulm duket se e ka irrituar keq Ralf Gjonin i cili ka shenjestruar PD dhe LSI si organizatorë.

Në një dalje për mediat pas mbylljes së seancën plenare, Gjoni i cili bëri sot betimin në Kuvend si deputet, tha se nuk e kishte menduar kurrë që partia e tij do të shndërrohej në një parti desintegruese.

Ralf Gjoni: Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë në ëndrrat e mia më të largëta që kjo parti mund të shkonte drejt des-integrimit dhe drejt një axhende pa krye të çizmeve, të bojërave dhe të thirrjeve për destabilizim dhe prishje të rendit kushtetues dhe rendit publik. Axhendë që njerëz të llojit tim nuk e mbështesin dot, jemi për të ardhmen, shpresën, për ata njerëz që deri sot nuk kanë gjetur një përfaqësim dinjitoz në këtë parlament. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori