Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me sulmin e SHBA-së në
Siri pas sulmit me armë kimike ndaj popullësisë siriane.
Ditmir Bushati ka deklaruar se reagimi i SHBA-së pas sulmit kimik ishte shumë i nevojshëm dhe i fortë.
Ministri Bushati gjithashtu citon se mbështesim vendimin e Trump ndaj çdo ndërhyrje në
Siri.
“Bombardimet amerikane në
Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”, shkruan
Bushati në Twitter.
Vendimi i SHBA-ve erdhi pas sulmit me armë kimike mbi dhjetëra civilë nga forcat e liderit sirian Bashar Al-Assad ku gjetën vdekjen edhe dhjetëra fëmijë të helmuar me gaz toksik.
Këtë vendim e ka kundërshtuar Rusia, e cila akuzon rebelët sirianë për gjendjen në vend./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2017,
ora 10:40