Sulmet për Tahirin, PS kërkon arrestimin e Sali Berishës
Pëlqej
Ndërkohë që në qendër të vëmendjes është rikthyer sërish çështja e Saimir Tahirit, PS ka nisur luftën për t'u kthyer reston opozitës.

Pas sulmeve të djeshme në Kuvend për LSI në lidhje me Klemend Balilin, sot Taulant Balla ka dalë në një konferencë dhe ka folur sërish çështjen e ÇEZ.

Sipas Ballës, hapi i parë është thërrja në prokurori e Nue Kalajt, Shkëlzen Berishës dhe Hamza Merxhanit.

“Gjykata e shkalles së parë e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi nga Kuvendi, për procedurat e privatizimit te OSSH, mes ministrisë dhe CEZ.

Dhe për habi të të gjithëve kjo prokurore kërkonte dhe mbylljen me vendim gjykate, për fat gjykata vendosi rikthimin për hetim më të thellë.

Pas kësaj, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Merxhani të thërriten për të dëshmuar për transaksionet e mëdha të bëra”- deklaroi Balla. /albeu.com/





Shtuar më 15/12/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori