Sulmet ndaj Vlahutin, qeveria merr masa drastike për mbrojtjen fizike të saj
Pas sulmeve mediatike ndaj ambasadores të BE-së Vlahutin për shkak të një vile që kushton 1.6 milion euro, mësohet qeveria shqiptare ka miratuar një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të saj.

“Qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, – thuhet në relacionin e projektligjit.

Nuk dihet akoma arsyeja e vërtetë përse Qeveria Shqiptare e ka marrë këtë vendim por një motiv shumë i fortë mund të jenë edhe akuzat të cilat janë bërë në emër të ambasadores Vlahutin, jo vetëm në Shqipëri por edhe nga mediat dhe zyrtarët ndërkombëtarë./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori