Sulmet ndaj Tahirit për grabitjen, Berisha: Më duhet t’i dal zot Saje Qorrit, fajtor është Rama
E kush do ta mendonte se do të vinte dita që ish-kryeministri Sali Berisha t’i dalë në mbrojtje ministrit Saimir Tahiri.

Pas akuzave dhe epiteteve ofenduese që Berisha i ka kushtuar Tahirit prej kohës kur ka marrë detyrën, tani pas grabitjes së bankës ka vendosur ta mbrojë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook Berisha shkruan se Tahiri nuk është turpi i Ramës, por Rama është turpi i Tahirit dhe sipas Berishës përgjegjës për situatën me sigurinë në vend është kryeministri Edi Rama.

“Portalet e ofendojnë Saje qorrin duke e quajtur turpi i Ramës!
Miq, tek po ju hidhja një sy portaleve sot shof se disa prej tyre nuk e mora vesh sepse shkruanin se turpi i Ramës është Saje qorri. Për herë të parë dhe të fundit më duhet t’i dal zot Sajes dhe jo se ky nuk meriton çdo epitet, çdo cilësim, absolutisht i meriton. Ai është i përshtatshëm për t’i thënë çdo fjalë të fjalorit tonë. Por ajo që unë nuk mund të pranoj kurrë është se Saje qenka turpi i Ramës, ndërkohë që në çdo aspekt, në çdo krahasim absolutisht në çdo kandar dhe në çdo dimension Rama është turpi shumëfish i Saje qorrit.

Kështu që të shkruash se turpi i Ramës është Saje qorri përpiqesh me qëllim, pa qëllim të shpëlash sadopak Ramën, por në fakt më së paku e bën veten qesharak për të mos rrjeshtuar gjëra të tjera. sb”, -shkruan Berisha./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori