Sulmet me bomba, MPJ dënon aktet e dhunës në Boston
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktet e dhunës që ndodhën një ditë më parë në përfundim të Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën dhe u dëmtuan rëndë qytetarë të pafajshëm.

Përmes një deklarate për mediat, MPJ shprehu angazhimin e palëkundur për të qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar aktet ekstreme dhe dënuar të gjithë ata që tronditin jetët e qytetarëve.


Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ministri i Punëve të Jashtme Aldo Bumci i dërgoi me këtë rast një telegram Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, të cilit i shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen e thellë për këtë ngjarje tragjike” thuhet në njftimin e lëshuar zyra e shtypit në MPJ.
Shtuar më 16/04/2013, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori