Sulm seksual ndaj dy grave, dënohet me 13 vite burg shqiptari në Angli
Një 42-vjeçar shqiptar është burgosur për 13 vite, pasi akuzohet për dhunë dhe sulm seksual të dy grave të ndryshme.

Sipas mediave të huaja, Altin Bushati nga Pennymead, Harlow në Angli u ushtronte grave sulme të dhunshme, duke i detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Të dy sulmet u zhvilluan në adresat në Harlow, i pari në korrik 2016 dhe i dyti 12 muaj më vonë.

Ai u arrestua në 7 korrik 2017. Pas një hetimi të gjerë dhe të plotë ai u akuzua në Shtator 2019 dhe, u shpall fajtor të enjten, 13 shkurt, pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e tij.

Bushati u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim, dy akuza sulmi me depërtim dhe një akuzë sulmi seksual.

Ai u burgos për gjithsej 13 vjet dhe do të deportohet në Shqipërinë e tij të lindjes pas përfundimit të dënimit të tij.
Shtuar më 14/02/2020, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori