Sulm ndaj KFOR-it ne veri te Kosoves
Albeu.com
Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë, në veri të Kosovë, është sulmuar, kanë njoftuar burimet e NATO-s. Nuk ka raporte për të plagosur. Majori Michael Kotting, zëdhënës i KFOR-it, tha se një dritare është thyer dhe ka disa dëme të tjera materiale.
Ai shtoi se sulmi "ishte drejtuar kundër shtëpisë që strehon ekipin mbikëqyrës e ndërlidhës të trupave daneze". Ekipi patrullon në zonat në veri të Kosovës për t'i ruajtur kontaktet me pakicën serbe dhe e shfrytëzon banesën herë pas here.
Policia e Kosovës ka pohuar për agjencinë e lajmeve AP se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it, është gjetur në shtëpi. Kontingjenti danez akuzohej se "po mban anën e shqiptarëve". Danimarka është në mesin e 68 shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Shtuar më 19/05/2010, ora 12:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori