Sulm me miell e vezë? Opozita paralajmëron kaos në Kuvend
Pëlqej
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka folur për protestën që pritet të zhvillohet ditën e nesërme për cështjen Xhafaj dhe për faktin se në Kuvend nuk do të ketë normalitet derisa Xhafaj të largohet.

“Do të thotë që nuk do të ketë normalitet, do të thotë që çështja pavarësisht se Rama do të flasë për mbrojtjen e lulelakrës në bujqësi çështja është Fatmir Xhafaj dhe mbrojtja që ai i bën Fatmir Xhafajt dhe organizatave të tjera kriminale.

Duhet të flasim për një Shqipëri që ka 5 vjet që 100% të ministrave të Brendshëm i ka o në burg ose subjekt të ligjit antimafia për shkak të përfshirjes së tyre në faktorë të narkotrafikut dhe që kjo qeveri që vetëm drogën nuk ka ndërmend të luftojë”, tha Strazimiri në Ora Neës.

Ai gjithashtu tha se mund të ketë edhe sulm me miell e vezë. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori