Sulm mbi shtabin e BDI-së në Tetovë dhe të PDSH-së në Gllogjë
Albeu.com
Pas disa ditëve qetësi sërish ndodhin incidente parazgjedhore. BDI njoftoi se rreth orës 4 të mëngjesit është sulmuar me armë automatike Shtabi i BDI-së në lagjen Teteks të Tetovës. Shefi i Shtabit qendor zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti tha se dy orë para se të sulmohet shtabi i kësaj partie në lagjen Teteks të Tetovës persona të panjohur kanë thyer ndricimin rrugor, që sipas tij është bërë me qëllim që të fshihet krimi. Mexhiti kërkon nga MPB-ja që të zbardh këtë incident por edhe incidentet tjera dhe të sigurojë rendin në vendbanimet shqiptare.

“Mbrëmë është sulmusr shtabi jonë në lagjen Teteks të Tetovës ku në xhirim shihet edhe vetura me targa TE 999 DB. Pronari i veturës është mirë i njohur për organet e policisë dhe quhet Abdulkadër. I bëjmë thirrje ministres Jankullovska që të përgjigjet publikisht se pse në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët policia asnjëherë nuk e di se çka ndodh. A do të thotë kjo se shqiptarët janë lënë në mëshirën e Refet Elmazit, dhe a do të thotë kjo se dikush qëllimisht dëshiron t’i fus shqiptarët vetë të organizohen me qëllim që të mbrohen”, tha Mexhiti..

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentin. Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se me armë zjarri është sulmuar shtabi i BDI-së në lagjen Teteks të Tetovës. Ministria e Brendshme bëri të ditur se ndaj shtabit të BDI në lagjen Teteks është shtënë me 8 plumba ndërsa sulmunesit kanë dalë nga një veturë e tipit Golf.

MPB-ja bën të ditur se edhe shtabi i PDSH-së në fshatin Gllogjë të Tetovës është demoluar si pasojë e një sulmi me gurë që është bërë pas orës 1 të mengjesit, nga një përeson deri tani i panjohur për policinë. (Alsat)
Shtuar më 18/05/2008, ora 23:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori