Komentuesi: Kemi frikë se na urojnë "Suksese në jetë!". Ja si përgjigjet Rama (FOTO & VIDEO)
Pas videos së djeshme ku ministri Beqaj pushonte me një "
suksese në jete" një nga
vartësit e tij, rrjetet sociale kane shpërthyer nga akuzat dhe ofezat. Edhe një status i fundit i kryeministrit
Rama në Facebook nuk i ka shpëtuar vëmëndjes së ndjekesve të shumtë.
"Flitet shumë për ata që ikin dhe shumë pak për ata që kthehen, të cilët janë shumë dhe sjellin me vete ide, eksperiencën e fituar në emigracion, kulturën e fitimit me punë të ndershme. Ja një shembull ndër plot të tjerë”, ka shkruar bashkëngjitur videos së postuar në Facebook nga kryeministri.
Por një qytetar ka zgjedhur që të reagojë ndaj këtij statusi, madje edhe duke e ironizuar përmes një
komenti të bërë më herët nga ministri Beqaj, teksa pushoi një nga
vartësit e tij.
“Z. kryeminister, çdo student shqiptar që studjon jashtë deshiron ta sjellin eksperiencen e fituar në Shqiperi, por thjesht kemi frike që po nuk morem pjese neper mbledhje të partisë, do na urojnë
suksese në jete”, ka qënë
komenti i një prej ndjekësve.
Në kundërpërgjigje,
Rama ia ka kthyer: “Frika nuk është keshilltar i mirë Vissi”. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016,
ora 17:18