Sugjeroi që këngëtarët të punojnë në ndërtim, ministrja: U keqkuptova!
Deklarata e ministres Anila Denaj se këngëtarët e artistën të punojnë në ndërtim gjatë pandemisë, shkaktoi shumë reagime të ashpra.

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se deklaratat e saj ishin keqkuptuar në lidhje me këngëtarët.

Sipas saj, sektori i ndërtimit ka nevojë për punëtorë dhe se të punësuarit duhet të kenë fleksibilitet për të ndryshuar sektor.

"Nuk them për pjesën e këngëtarëve për të cilët do të shpresoja t’i dëgjoja në koncertet e hapura, por duhet të kemi një fleksibilitet për lëvizjen e punëtorëve nga një sektor në një sektor tjetër.

Përpara se të komentojë, duhet të lexojnë lajmin. Në fund të ditës e shikova reagimin atë ditë. Keqkuptime mund të ketë.

Nuk i marr asnjëherë për keq, por nuk duhet të ketë alibira të panevojshme.

Objektivi i qeverive është të ulë numrin e të papunëve. Jemi kthyer në 7-8 apo 10 vite prapa. Tani pra do të kthehemi në vitin 2012”, tha Denaj në “Zonë e Lirë”.

Shtuar më 15/05/2020, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori