Gjethja e dafinës, përgjigja e sekreteve të bukurisë

Nga kokat e poetëve të Romës antike në tryzeat tona: ky është një udhëtim nëpër vlerat dhe përdorimet e bimës së famshme të dafinës! Gjethet e dafinës nuk janë vetëm aromatike, dhe ne shpesh zgjedhim që ta përdorim këtë përbërës në kuzhinë për t’i dhënë më shumë shije dhe aromë gatimeve tona, por përtej kësaj, dafina ka të tjera vlera që ndoshta ju nuk i dinit!

Përdorimi i dafinës i ka rrënjët në periudhën Greko-Romake, në të cilën, përveçse u përdor si bimë medicinale, ajo u përdor edhe si një simbol i nderit absolut.

Çfarë është dafina?

Të gjithë jemi mësuar ta shohim kryesisht gjethet e thata të dafinës, por kjo bimë jeshile është shumë e përhapur në territorin e Mesdheut, madje është në formën e një peme që mund të arrijë disa metra lartësi. Gjethet, korren në fillim të pranverës dhe ato janë të pasura me shumë përbërës aktiv dhe përgjegjës, edhe për bukurinë tuaj dhe mirëqenien fizike.

Karakteristikat dhe përdorimet e dafinës

Gjethet e dafinës përmbajnë në përqindje të ndryshme vajra esencialë (geraniol, terpineol, eukaliptol), përbërës aktivë, kripëra minerale, vitamina dhe acid folik, duke atribuar në veti të ndryshme si:

Tretës dhe diuretikë

Analgjezik

Antioksidantë

Spastrim

Gjethet e thata përdoren me sukses të madh sidomos në fushën e fitoterapisë. Vetitë e pasura të e përbërësve të ndryshëm aktiv e bëjnë të vlefshme përdorimin e dafinës në këto situata:

Në qetësimin e dhimbjeve menstruale dhe të zorrëve;

Në mbështetjen e funksionit tretës;

Në rritjen e tërheqjes së antioksidantëve;

Përdorimet e vajit të dafinës

Nga gjethet e thata të dafinës, mund të përftohet vaji i dafinës, që është shumë i pasur me përbërës aktivë të tretshëm në yndyrë dhe ideal për një veprimtari të theksuar kozmetike.

Nga veprimi anti-inflamator, vaji i dafinës përdoret edhe në sapunin e Alepos, mund të jetë i dobishëm në qetësimin e lëkurës ose në ushqyerjen e saj dhe të flokëve. Mund të vlejë edhe për të bërë masazhe në trup, profesional ose amator. Mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve si edhe relaksimin e plotë të çdo qelize të trupit tuaj.

Si të përdorni gjethet e thata të dafinës në kuzhinë

Ato mund të përdoren në kuzhinë për të aromatizuar gatime të ndryshme, nga gjellërat deri tek mishi ose peshku. Në këtë rast, 100 gr gjethe dafine sigurojnë 341 Kcal nga të cilat:

6 gr karbohidrate;

3 gr fibra;

6 gr proteina;

4 gr lipide;

830 mg kalcium;

43 mg hekur.

Por, kujdes! Përdorimi i papërshtatshëm, i ekzagjeruar ose i zgjatur me kalimin e kohës mund të jetë përgjegjës për shfaqjen e disa efekteve anësore të një natyre gastroenterike, duke shkaktuar nauzea, përgjumje dhe dhimbje koke ose të një natyre dermatologjike, duke shkaktuar dermatit atopik në grupmosha të ndryshme.


Shtuar 14.05.2020 06:43