Subhi Jakupi, më i favorizuari për nënkryetar të KSHZM
Pëlqej
Albeu.com
Sipas gazetës së përditshme maqedonase Veçer, janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për nënkryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë, post i cili do t’u takoj shqiptarëve.Zëvendës ministri i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Subhi Jakupi është kandidati kryesor dhe më i favorizuari për këtë post. Kundër kandidati kryesor i tij do të jetë Isamedin Limani, këshilltarë në Ministrinë e Drejtësisë dhe anëtarë aktual i KSHZ-së. Sipas Veçer, Bashkimi Demkratik për Integrim do të mund të përkrah edhe kandidaturën e sërishme të anëtarit të KSHZ-së Xhemail Saitit, edhe pse është anëtarë i Partisë Demokratike Shqiptare.
albeu.com
Shtuar më 04/04/2006, ora 11:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori