Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët me maska në Kuvend

Sot, në orën 17:00 ka nisur zyrtarisht seanca plenare dhe sesioni i ri parlamentar 2020-2021.

Fillimisht Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi deputetëve dhe ministrave që të nderonin himnin kombëtar.

Në sallë shihet se pjesëmarrësit mbajnë maska, si dhe zbatohet distanca e sigurisë.

Ky sesion pritet që të jetë mjaft intensiv dhe me zhvillime të rëndësishme. Një nga detyrat e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë duhet ta përmbushë sa më shpejt në këtë sesion parlamentar është formimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ekzistuesi i riformatua si pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit.

Parlamenti duhet të zgjedhë deri më 19 tetor 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarët e dy komisioneve, atij rregullator dhe atij të ankesave dhe sanksioneve.

Ndërkohë që në ditët e para të punës, Kuvendi pritet që të ngrejë Komisionin e Posaçëm për verifikimin dhe përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.


Shtuar 7.09.2020 15:27