U ekzekutua me 6 plumba, ky është 43-vjeçari që u vra mbrëmë në Shkup

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit të Maqedonisë, ku për pasojë mbeti i vrarë një 43-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë. Kameri ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë në rrezik për jetën është edhe një 22-vjeçar me iniciale E.I. i cili ndodhej në makinë me Idrizin në momentin e atentatit.

Media maqedonase “Ina” raporton se ai ka marrë 6 plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të viktimës janë qitur më shumë se 80 plumba.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup.


Shtuar 13.05.2021 10:28