Pas 9 vitesh si nënkryetare e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, Dëshira
Subashi e sheh veten në politikë në rast të moskthimit në detyrën e gjyqtares.
Ish numri dy i KQZ-së, shprehet në një intervistë për “Ora News” se shpeson që
Presidenti i Republikës, dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të mundësojë kthimin e saj në gjykatë në respekt me kodin
zgjedhor që përcakton se anëtarët e KQZ-së në përfundim të detyrës së tyre kthehen në postet që kanë mbajtur më parë.
Megjithatë, ambicia për poltike duket se e josh. “Dua të besoj se do të rikthehem në detyrën time si gjyqtare që është e përcaktuar edhe në ligjin
zgjedhor. Me përfundimin e mandatit si anëtare e KQZ-së krijohet detyrimi i rikthimit tim në detyrë. Unë uroj që KLD-ja dhe
Presidenti të më kthejnë në detyrë si një dëshmi që institucionet kushtetuese zbatojnë ligjin. Kjo është një garanci për anshmërinë e anëtarëve të KQZ-së” tha
Subashi.
Kodit
Zgjedhor u garanton 7 ish-anëtareve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve detyra të ngjashme me ato që kanë pasur më parë.
Megjithatë, politika duket se mbetet ambicie kryesore për antërat e KQZ-së, pak ditë më parë, ish krue i KQZ-së, Arben Ristani mori detyrën e Zv.ministrit të Brendshëm. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2012,
ora 15:49