Shteti vendosi shpërblim, si ndryshoi numri i lindjeve në vend

Bonusi i lindjes, që u miratua dy vite më parë, nuk i ka nxitur çiftet e reja të bëjnë fëmijë.

Përkundrazi Sipas INSTAT, në të gjithë vendin kanë lindur 12,500 foshnja më rënie 3,2 për qind në raport me 6 -mujorin e parë 2019

Tkurrja e popullsisë sipas sociologut Zyhdi Dervishi vjen si pasojë politikave mbështetëse për krijimin e familjeve të reja, shkruan Tch.

Po sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT shtesa natyrore e popullsisë, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve në 6 mujorin e parë të 2020 pësoi rënie me 4.6 %.

Në këtë periudhë pati 1,135 lindje më pak se vdekje, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019 ishin 1, 402 vdekje më shumë se lindje. Ky grafik pritet të përkeqësohet në muajt të vazhdim, pasi pandemia Covid 19 po shton numrin e viktimave.


Shtuar 13.08.2020 18:37