Rajoni verilindor i vendit ditën e djeshme është përfshirë nga një stuhi e fortë duke shkaktuar mjaft probleme të mëdha në sistemin energjitik duke dëmtuar shtyllat e
tensionit të lartë të transmetimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzes drejt Nënstacionit të Rexhepajve duke lënë pa energji rrethin e Kukesit dhe
Hasit.
Grupet e punës janë në terren për të kontrolluar gjithë gjatësinë e linjës së
tensionit të lartë për të riparuar defektet që janë krijuar si pasojë e kësaj stuhie.
Gjithashtu mësohet se si pasojë e erërave të forta janë dëmtuar dhe godinat arsimore duke dëmtuar çatitë e shkollës në fshatin Pistë të Njësisë Administrative Malzi dhe kopshtin e qytetit të Krumës në bashkinë e re të
Hasit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016,
ora 09:01