Studiuesi zbulon të vërtetën e fshehtë të Qemal Stafës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Doktori i Shkencave në Histori dhe autori i disa studimeve, Hasan Bello ka publikuar ka publikuar një dokument të rrallë në lidhje me Qemal Stafën.

Regjimi komunist ka trumpetuar vazhdimisht se ai ishte flamurtar i komunizmit duke mos e mohuar atë në asnjë vend, por ky dokument tregon të kundërtën.

Të paktën një herë, kur është gjykuar për përhapjen e ideve komuniste në vitin 1938, Qemal Stafa e ka mohuar faktin se kishte të bënte me komunistët.

"Ose ka gënjyer këtu, ose nuk ishte ende i vendosur për marrëzinë që do të ishte fatale për të dhe vendin", shkruan Bello në Facebook duke postuar edhe dokumentin. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori