Studiuan në të njëjtën shkollë, ja çfarë thotë ish-drejtori për Bregun dhe Bashën
Që pas publikimit të listave nga ana e PD, shumë zëra te kësaj partie u lanë jashtë listave.

Gjë e cila ka shkaktuar jo vetëm reagimin e tyre, por sot ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Nder emrat me te përfolur që janë lenë jashtë kësaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Astrit Patozi etj.

Të përfshirë në ketë situatë janë edhe persona të cilët janë jashtë politikës.

Edhe ish-drejtori i shkollës “Sami Frashëri”, Roland Kongoli, ka shkruar duke folur se si e shikon përplasje mes dy ish-nxënësve të tij, Lulzim Bashës e Majlinda Bregut.

Me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ai tregon se si i ka njohur Bashën dhe Bregun.

Duke iu drejtuar Edit Harxhit, e cila shprehu rezervat për listat e PD, Kongoli shprehet se në kohën kur ai ishte drejtor i gjimnazit, Majlinda Bregu njihej si një vajzë me botë, ndërsa Lulzim Basha si një djalë shumë egoist.

“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana.Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise,nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha. Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma. Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele,e cila per mua ishte nje vajze me bote,ndersa Luli shume egoist.Konkluzionet nxirini vete” shkruan Roland Kongoli. /albeu.com/


Shtuar më 29/05/2017, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori