Studimi: Shqiptarët martohen shpejt, nëna që 20 vjeçe
Sjelljet seksuale të shqiptarëve kanë ndryshuar ndjeshëm pas tranzicionit të viteve '90. Kështu, nga studime të ndryshme të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar se 2/3 e djemve dhe 1/3 e vajzave kryejnë marrëdhënie seksuale përpara moshës 16-vjeçare.

Ndërkohë që mosha mesatare e eksperiencës së parë seksuale është 17 vjeç për djemtë dhe 16 vjeç për vajzat. Si rrjedhojë është rritur ndjeshëm edhe numri i femrave që bëhen nëna nën moshën 20-vjeçare. Duke iu referuar studimeve të ndryshme krahasuese, numri i femrave që bëhen nëna nën moshën 20- vjeçare është rritur 57% deri në vitin 2000, krahasuar me vitin 1990.

Ndërkohë që specialistët bëjnë apel se kujdesi për shëndetin riprodhues të adoleshentëve ka nevojë për t'u adresuar në mënyrë më të plotë e më të vëmendshme, kjo pasi në vendin tonë, adresimi i problemeve të seksit për adoleshentët mbetet ende një tabu. Si rezultat, në disa raste për këtë kategori, sidomos ata që jetojnë në zona rurale, e kanë të vështirë të marrin informacionin e duhur që u nevojitet për të shmangur kështu shtatzënitë e padëshiruara apo parandalojnë probleme të tjera me shëndetin riprodhues. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga klientët që marrin shërbimin e planifikimit familjar në sektorin publik, vetëm 2.9% i përkasin grupmoshës 15-24 vjeç, gjë që tregon se ata përballen me pengesa sociale dhe kulturore.
Shtuar më 20/03/2011, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori