Studimi: Koronavirusi, 4 nga 5 pacientë nuk kanë shenja të sëmundjes!
Autoritetet kineze kanë nisur qysh nga 1 prilli që të publikojnë numrin e rasteve të pacientëve pa shenjasëmundjes, por që janë pozitiv ndaj Covid-19.

Të dhënat e datës 1 prill, sugjerojnë se si 4 të infektuar në 5 nuk kanë simptoma.

"Shumë ekspertë pretendojnë se raste të pavëzhguara apo pa shenja të infeksionit të koronavirusit, mund të jenë një burim i rrezikshëm ngjitjeje”, thuhet në artikull.

Më konkretisht, duke ju referuar studimit kinez, rezultuan pa simptoma 130 persona nga 166 të identifikuar, ose thënë ndryshe 78%.

Pjesa më e madhe e 36 rasteve pozitive dhe me shenjasëmundjes, kishin të bënin me persona të hyrë në Kinë nga jashtë shtetit.
Shtuar më 06/04/2020, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori