Studimi i ISHP, 40% e të moshuarve me depresion
Rreth 40% e personave të moshës 65-75 vjeç në vendin tonë vuajnë nga depresioni, ndërsa më të prekura janë femrat. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik mbi sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve, dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në këtë lloj çrregullimi mendor.

“Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40 për qind persona që kanë probleme me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me probleme socio-ekonomike. Një nga teoritë që po eksplorojmë është e lidhur edhe me daljen në presion dhe mungesën e punësimit pas moshës 65 vjeç”, – shpjegojnë specialistët.


Gjithashtu, është vënë re se pjesa më e madhe e personave që shfaqin shenja depresioni, pasi janë pyetur për mënyrën sesi e kanë kaluar fëmijërinë nga 0 deri në 15 vjeç, kanë raportuar jetë shumë të vështirë, shkruan Gazeta Shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2013, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori