Studimi historik: Mijëra femra me kancer në gji mund të shmangin kimioterapinë
Mijëra femra të prekura me formën më të zakonshme të kancerit të gjirit dhe që e kanë kapur atë në një faze te hershme, mundet qe të mos i kryejnë fare seancat e lodhshme dhe torturuese të kimioterapinë, por t’i nënshtrohen një trajtimi të ri të ashtuquajtur të “mjekësisë precize”.

Kjo sipas një studimi historik kryer se fundmi, raportn “The Guardian”.

Studiuesit thonë se më shumë se 123,000 gra në SHBA dhe 23,000 gra në Britani të Madhe diagnostikohen me kancer gjiri çdo vit. Nëse gjetjet e ketij studimi te ri aplikohen, më pak se një e treta e femrave te prekura do të kishin nevojë për kimioterapi.

“Praktikisht, kjo do të thotë se mijëra gra do të mund të shmangin kimioterapinë dhe të gjitha efektet anësore qe ajo sjell, ndërkohë që edhe keshtu mund te arrijnë rezultate të shkëlqyeshme afatgjata”, tha Dr Harold Burstein, një profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm qe prek femrat në mbarë botën dhe vitet e fundit shume i perhapur edhe ne Shqiperi, madje edhe ne mosha te reja. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori