Shqipëria renditet si një vend në tranzicion, megjithatë rreth gjysma e shqiptarëve (48 për qind) kanë mundësi financiare për të përballuar një javë
pushime në vite.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH) “Jeta në Tranzicion” bën një renditje të vendeve që merren në analizë dhe ku të anketuarit raportojnë se mund të pushojnë minimalisht një javë jashtë vendit ku banojnë, qoftë edhe në një shtëpi të dytë.
Sipas studimit përqindja më e lartë e atyre që mund të përballojnë
pushime jashtë gjenden në Rusi (68%), të ndjekur nga Sllovenia, Estonia dhe Polonia, raporton Monitor.
Në anën tjetër gjenden vendet me
përqindje të
ulët që janë Armentia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Taxhikistani, ku më pak se 20% e të anketuarve raportojnë se mund të përballojnë
pushime jashtë shtëpisë.
Në tërësi, përqindja e përballimit mbetet më e
ulët se në shtetet e Europës Perëndimore si në Gjermani ( 79%) apo në Itali (61%).
Në studim merret në analizë edhe konsumi i një vakti me bazë peshku ose mishi në çdo dy ditë. Këtu Shqipëria ka një
përqindje më të lartë e që është rreth 65.5%.
Vende të tilla, si Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kosova, Taxhikistani dhe Turqia kanë një
përqindje më të
ulët përballimi në më pak se 50%.
Shtuar më 31/01/2017,
ora 10:34