I vuri flakën flamurit shqiptar në mes të Sarandës, në kërkim minoritari grek

Ka shkaktuar jo pak zemërim videoja e rëndë një minoritar grek digjte flamurin shqiptar në mes të Sarandës.

Manol Vito është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është larguar ilegalisht në drejtim të Greqisë.

Manol Vito po hetohet nën akuzë “Nxitje urrjetje ose grindjeve” si dhe “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”.

Pas një verifikimi të bërë nga anti-terrori ka rezultuar se videoja është bërë një vit më parë, ndërsa është publikuar në rrjetet sociale pak ditë më parë. Minoritari djegien e flamurit e ka shoqëruar me thirrje ndaj shqiptarëve.

“Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?”- shkruan ai.


Shtuar 18.06.2020 06:15