Studentët që përjashtohen nga tarifa e shkollimit, dokumentet dhe afatet
Studentët që janë pjesë e shtresave sociale në nevojë kanë afat deri në datë 10 shkurt 2017 që të dorëzojnë dokumentet për t’u përjashtuar nga tarifa e shkollimit nëse ndjekin studimet bachelor, ose të përfitojnë përgjysmim të tarifës nëse janë duke ndjekur studimet master.

Ky afat është për studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Kategoritë që përfitojnë janë të verbrit, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët para dhe tetraplegjikë si dhe studentët, prindërit e të cilëve kanë qenë të dënuar politikë me heqje lirie etj. Ndërsa studentët e tjerë të UMT duhet të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit brenda datës 10 shkurt 2017.

Studentët e Universitetit të Tiranës, pagesën e tarifës së shkollimit e kanë të ndarë në dy këste, këstin e parë studentët duhet ta paguajnë brenda 28 shkurtit, ndërsa këstin e dytë brenda 31 majit.

KATEGORITË

Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/dëgjojnë; invalidët e punës dhe fëmijët e tyre; invalidët; invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre; jetimët; romët; ballkano-egjiptianët; personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja në këtë rast përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore; ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie; fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT QË PËRFITOJNË PËRJASHTIM NGA TARIFA E STUDIMIT

plagosur për shkak të detyrës; të prekurit nga HIV/ AIDS. Po ashtu, studentët që janë pjesë e shtresave sociale të sipërpërmendura, paguajnë vetëm 50% të tarifës vjetore të shkollimit nëse ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Sipas njoftimit të Universitetit të Mjekësisë, afati i fundit që studentët kanë për të dorëzuar dokumentacionin që të vërtetojnë se vijnë nga këto shtresa sociale është data 10 shkurt 2017.

DOKUMENTACIONI

Dokumentacioni i nevojshëm për studentët me statusin e të përndjekurve politikë është dokumenti nga Shoqata e të Përndjekurve, e cila të jep një vërtetim se prindërit studentit kanë statusin e të përndjekurit, certifikata familjare, karta e identitetit e fotokopjuar si dhe një vërtetim i studentit. Studentët me statusin e jetimit duhet të kenë një vërtetim nga Shoqata e Jetimëve. Ndërsa studentët me statusin invalid duhet të kenë vërtetim mjekësor të lëshuar nga KMCAP, i noterizuar, libreza e invaliditetit, e noterizuar si dhe vërtetim origjinal nga ISSH, për të vërtetuar nëse marrin pension invaliditeti.

Nga tarifa e shkollimit përjashtohen edhe studentët ballkano- egjiptian, për të cilët kërkohet vetëm një vërtetim nga shoqata e tyre për t’u përjashtuar nga kjo pagesë vjetore. Pjesë e kategorisë së studentëve që përjashtohen nga tarifa janë dhe të prekurit nga HIV/AIDS, të cilët duhet të dorëzojnë vërtetimi mjekësor të lëshuar nga KMCAP. Por, studentët që janë pjesë e kësaj kategorie nga frika se të tjerët e marrin vesh që janë me HIV nuk i dorëzojnë dokumentet. Ndërsa, për studentët që u kanë rënë prindërit në detyrë u kërkohet një vërtetim nga ministritë përkatëse. Bashkangjitur shkrimit është dhe tabela e detajuar me dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët që janë pjesë e këtyre kategorive./G.SH
Shtuar më 05/02/2017, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori