3 opsionet e ardhshme që Kylian Mbappe i vlerëson ende

Gazeta Sport siguron sot se sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Edhe pse tashmë ka nga ata që e marrin të mirëqenë që lojtari të përfundojë te Real Madridi, ambienti i tij nuk e përjashton idenë e rinovimit me PSG-në apo studimin e një oferte nga Liverpool.

“E di që luaj për një nga skuadrat më të mira në botë. Do të jap gjithçka për pjesën tjetër të sezonit. Nuk kam vendosur për të ardhmen time” tha dje pas golit ndaj Realit sulmuesi francez.

Disa media supozojnë se janë thjesht pjesë e një strategjie që synon shmangien e konflikteve mes Realit dhe Paris Saint-Germain, pasi futbollisti ka vendosur të shkojë në Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Dy opsione të tjera

Megjithatë, ka edhe nga ata që besojnë se fjalët e tyre pasqyrojnë realitetin. Konkretisht në edicionin e sotëm gazeta Sport bën përpjekje për të theksuar se nuk e përjashton mundësinë që lojtari të rinovojë me PSG apo të studiojë opsionin për t’iu bashkuar Liverpool-it.

Me sa duket, mundësia për të vënë veten nën urdhrat e karizmatikit Jurgen Klopp dhe për të drejtuar projektin e ri e ambicioz të të kuqve është tërheqëse për një futbollist.albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 16:35