Studentja e inxhinierisë i jep fund jetës në Rrëshen
Duket se në ditët e sotme të rinjtë gjithnjë e më shumë nuk gjejnë dot zgjidhje prej depresionit vecse të vetëvriten.

Një zgjidhje kjo fatale, i ka marrë këtë herë jetën një vajze në në Rreshën ditën e djeshme.

23 vjeçarja i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Adela Gjoka ishte e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, dhe mbrëmjen e djeshme në kushtet e një depresioni të rëndë, i dha fund jetës.

Adela mësohet se kishte shfaqur probleme ditët e fundit. Nga burime pranë familjës së vajzës mësohet se e reja kishte kohë që kërkonte një vend pune. Familja e saj jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, dhe për këtë shkak kishte borxhe për të shlyer. E reja së fundmi kishte kërkuar të largohej edhe jashtë vendit për të siguruar një punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në qytetin e Rrëshenit.
Shtuar më 15/11/2019, ora 21:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori