Studentja e Ekonomikut që kërcënoi të dashurin biznesmen i shpëton burgut
21 vjeçarja e cila kërcënoi të dashurin biznesmen, nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi ajo ka përfituar nga amnistia. I referohemi studentes së Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Desilvja Menaj, e cila kërcënoi të dashurin e saj biznesmen nga Vlora.

Ajo nuk do të kryejë asnjë ditë burg, ndonëse u dënua me 1.4 vite. 21-vjeçarja ka përfituar nga amnistia që u dha në fundvit, ndërkohë që vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda ishte dhënë në muajin qershor të 2015.

Studentja i kishte kërkuar 15 mijë euro të dashurit të saj të martuar, duke e kërcënuar se në të kundërt ajo do të bënte publike lidhjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2014, në qytetin e Vlorës. Më pas është kallëzuar nga ana e biznesmenit, i cili ka pretenduar se nga studentja i kanë mbërritur disa mesazhe në celular, ku ajo i kërkonte një shumë prej 15 mijë eurosh. Në të kundërt, ajo ka pretenduar se do të bënte publike lidhjen e tyre.

Gjatë gjykimit në Gjykatën për Krimet e Rënda, përmes mbrojtësit të saj ligjor, avokatit Arben Peci, studentja pretendoi se nuk ka pasur qëllim përfitimi në veprimet e saj ndaj të dëmtuarit E.C.

Në seancën e paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, ajo ka deklaruar: “Nuk jam dakord me kërkimin e prokurores. Unë e kam filluar këtë veprim si një lojë dhe nuk kam pasur qëllime përfitimi”. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori