Pasagjeri i dehur në avion detyron pilotët të bëjnë ulje emergjente

Një avion i linjës “Turkish Airlines” është detyruar të bëjë një ulje emergjente për shkak të një pasagjeri tw dehur.

Avioni që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi.

Mediet e huaja bwjnw me dije se pasagjeri i dehur ka ofenduar dhe sulmuar ekuipazhin e kabinws.

Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.

Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final./albeu.com.


Shtuar 30.03.2023 18:00