Studenti duartrokitet: “Na e hoqën këmbën nga fyti dhe thanë hajde flasim për dajakun”
Ka bërë përshtpje mbrëmjen e djeshme deklarata e një studenti në Opinion.

Ai ka bërë një krahasim metaforik të gjendjes aktuale të arsimit
në vendin tonë.

"Situata e studentit në Shqipëri është vendosja e tij në një cep, ndërsa goditet me grushte. Vjen problemi me librat, studenti goditet me grusht, vjen problemi i godinave goditet përsëri me grusht.

Vjen tani dhe kjo tarifa dhe i vendosin këmbën në fyt, ne u gjendem përballë kësaj situate, e hoqëm këmbën nga fyti dhe tani, ata që të godasin, ulen dhe thonë a të negociojmë ne pak për punën e dajakut”, tha studenti. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2018, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori